Shkarkimet në administratë, LSI mesazh mbështetësve: Do riktheheni sërish në punë pas 26 qershorit
Ai tha se mbështetësit e LSI-së po hiqen masivisht nga puna, por i paralajmëroi se do të kthehen sërish, pas 26 qershorit.
“Eshtë tensionuar gjuetia e shtrigave përmes kontrollit me grupe të ngjashme me gardistët e kuq, që shkojnë nëpër insticione me fotografi në duar për të larguar nga puna qytetarë të lirë, vetëm e vetëm se kanë qenë dje në mitingun e LSI. Kjo është një shfaqje e frikshme, e turpshme, e gjthçkaje negative që ka përfshirë Rilindjen. Kjo as nga tremb, as nga frikëson. Na bën më të fortë. Për të gjithë ata punonjës që janë larguar, vetëm për hakmarrje politike, të mos kenë merak, pasi në 26 qershor do kthehen në vendet e tyre të punës, si qytetarë të lirë”,- vijoi ai.
“Po veprojnë sot në kundërshtim me ligjin. Do kthejmë legjitimitetin dhe integritetin e çdo punonjësi. Kjo është përgjigjja e prerë që ka LSI”,- shtoi Luan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

