FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkarkohet anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Broci

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Artan Borci.

KPK arriti në përfundimin se Borci nuk plotëson kriteret për vijimin e detyrës për shkak të mospërputhjes së të ardhurave me pasurinë që ka në pronësi.

Në seancën dëgjimore të datës 27 korrik, KPK-ja vuri në dukje se gjyqtari i lartë ka probleme me pasuritë për mënyrën si është investuar për ndërtimin e një shtese të apartamentit në Tiranë. Por, sipas Brocit, shtesa është kryer në të gjithë objektin nga të gjithë banorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, KPK-ja hodhi dyshime për mënyrën si është blerë e shitur një apartament në Rrashbull, të cilin Artan Broci insiston se e ka shitur prej shumë kohësh dhe më pas shumën e ka investuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

KPK-ja evidentoi si gjetje edhe dhënien me qira të një ambienti pranë Shallvareve, të ardhura këto të padeklaruara.

Me shkarkimin e Brocit, vihet në pikëpyetje Gjykata e Lartë. I vetmi anëtar i kësaj gjykate që ka kaluar vettingun deri më tani është kryetari Xhezairi Zaganjori.

(vijon…)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?