“Shko futu në zgjedhje provo sa i fortë je”, si i përgjigjet Berisha komentuesit
Kryeministri Edi Rama nuk është i vetmi që replikon me qytetarët në Facebook-un e tij personal.
Një gjë të tillë e bën edhe ish-kreu i qeverisë, aktualisht deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në një foto të postuar nga protesta e djeshme e opozitës, Berisha shkruan “Zjarri i uraganit madheshtor qe tmerroi Edvin Kristaq Ramen dhe e sikterisi ne Vlore”.
Një prej qytetarëve nuk ka denjuar t’i shprehë mendimin e tij, duke i bërë thirrje ish-kryeministrit Berisha që nëse PD do të provojë forcën e vet të futet në zgjedhje.
Nga ana tjetër, Berisha i përgjigjet duke i thënë se “Rama është i vetmi njeri sot në botë që po vrapon drejt humnerës”.
Qytetari: Shkoni futuni në zgjedhje, provoni sa i fortë jeni…Ndryshe ju pret fundi, dhe me e keqja për ju, do jetë në pleqëri…Do përjetoni makthe dhe halucinacione, dhe do flisni me veten..Megjithëse po i përjetoni…Po e çoni partinë demokratike në humnerë…Ideja juaj ishte çadra, jo e Lulit…Si more të keni kaluar rë gjitha ato pozicione, në pushtet nga presidenti deri tek kryeministri, dhe të bëni si macja nën sofër,mjau-mjau-mjau që pret t’i japësh diçka, është dobësia më e madhe e juaja. Atëherë, paska të drejtë Rama që, thotë se jeni ngujuar në çadër, nga frika e vettingut. Nëse je me të vërtetë malësor, se i tillë jam dhe unë, bëhu burrë jo burë, hyj në zgjedhje dhe provo forcën, se kush është më i fortë, malësori apo fushori.
Sali Berisha: Behar ka nje njeri sot ne bote qe po vrapon drejte humneres dhe ky esht Edvin Kristaq Rama i cili edhe dje me kujtoj personazhin Jani te nje shkrimtari te famshem grek Nikos Kzanxaqis i cili ne fushe betej i therriste kompanise se tije Para djem mbrapa ju vjen Jani.Ene Rama dje socialistve une po ja mbathe por ju mirembtshi. Ndofta edhe ti Behar ja ke mbathur se pashku me te ose pas tij,kete une nuk e di.
KOHA JONË SONDAZH

