FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkozë/Basha akuza Ramës: Premtove shpronësim, tani i godet si pushtues

“Krim dhe barbari në Shkozë”, kështu e cilëson situatën kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një postim në facebook, Basha ka reaguar lidhur me aksionin e IKMT-së sot në Shkozë, për shembjen e 153 banesave. Kreu i PD-së bën thirrje që të ndalet aksioni për shembjen e tyre. Po ashtu, lideri i demokratëve hodhi akuza ndaj Ramës, duke shtuar se ky i fundit u premtoi legalizime dhe shpronesim para zgjedhjeve të 25 qershorit.

Mesazhi

Krim dhe barbari ne Shkoze! 153 familje nxirren me force nga shtepite e tyre ne mes te kater rrugeve. Edi Rama ju premtoi legalizim dhe shpronesim para zgjedhjeve. Tani i godet si pushtues! Duke denuar me ashpersi kete krim cnjerezor, ju bej thirrje forcave te rendit te ndalin menjehere keqtrajtimin e bashkeqytetareve te tyre qe po mbrojne strehen familjare. Te ndale prishja e shtepive pa siguruar asnje perspektive strehimi per 153 familje. Te shqyrtohet rikthimi te projekti fillestar i rehabilitimit te Lanes i cili parashikonte prishje minimale perkunder shpronesimit me vlere tregu. Ndal barbarise, dhe verberise ndaj fateve te njerezve!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?