Shkurtimet tek institucionet e vettingut, Tahiri i përcjell Ramës shqetësimin: Ja meraku im i vetëm
Deputeti socialilst Saimir Tahiri i ka përcjellë sot kryeministri Rama shqetësimin e ngritur një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve për shkurtimet e punonjësve në institucionet për vettingun. Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS, deputeti Tahiri thotë se duhet të diskutohet shqetësimi i ngritur nga përfaqësuesit e këtyre institucioneve dhe nga opozita, sa i takon shkurtimeve.“Kur këto institucione na thonë që sot se me këtë buxhet nuk po do bëjnë dot detyrën, çdo na thonë nesër. Ndaj mendoj se kjo çështje duket të paktën diskutuar. Ne nuk kemi asnjë raport llogari-dhënie me ato trupa, pasi kështu është ligji, por të paktën t’i japim atyre mundësinë për të bërë detyrën, në mënyrë që të mos justifikohen pastaj duke i dhënë përgjegjësinë qeverisë. Fatura në fund do të jetë e përbashkët. Ky është meraku im i vetëm. Se nesër do të thonë nuk u bë puna se nuk kishim buxhet. Mendoj se duhet të bëhet ndonjë modifikim”, tha deputeti Tahiri.
Për këtë çështje është përgjigjur ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, i cili tha se “Struktura është e plotë. Aty ka logjikë funksionaliteti. Besoj se është bërë më e mira e mundshme. Janë bërë shtesa të konsiderueshme financiare”.
DEBATET
Braçe: Vendimi për vettingun ka efekte financiare. Këtë herë kaloi, por unë dua që herë tjetër të mos ndodhë më që të mos kalojnë në komisionin e Ekonomisë.
Balla: Sa herë që bëhet fjalë për vendime a ligje me faturë financiare është detyruese që të kalojë në komisionin e ekonomisë. i tërheq vëmendjen shërbimeve të Kuvendit.
Fino flet nga vendi Braçe: Po mirë mo Bashkim, po deshe ti nuk e mbledhim fare.
Rama: Bashkim, Bashkim, jemi live
Ahmetaj: Ministria e financave e ka debatuar strukturën. Ne nuk iu kemi hequr asgjë, kanë kërkuar 3 struktura mbështetëse, por ne u kemi lënë vetëm një. Asgjë tjetër nuk u kemi hequr.
Edi Rama: Asnjë institucion nuk duhet të bjerë në atë që të zgjerohet dhe rritet për të akomoduar njerëzit nëpër zyra. Në rastin konkret është respektuar plotësisht principi bazë që është mbështetje ekstra për reformën. Të gjithë duhet ta dini që pagat për këtë institucion janë ekstra. Të tilla do të jenë edhe pagat për gjykatësit dhe prokurorët që do dalin pa njollë në skanerin e vettingut.
Tahiri: Ne nuk na shërben qasja e kontabilistit në historinë e vettingut dhe nuk duhet parë në çështjet financiare. Ne duhet ti heqim justifikimin atyre që nesër mund të vijnë në Kuvend dhe të na thonë nuk na mbështetët prandaj spo bëjmë detyrën. Unë e di që propozimi i tyre duhej futur kurnizë ligjore. Duhet parë pak me fleksibilitet kjo çështje, jo se po kthehet në garë se kush i do më shumë trupat e vettingut. Ne duhet ti kërkojmë llogari për atë që bëjnë dhe të mos fshihemi pas vendimmarrjeve tona.
Ahmetaj: Jam dakord me Sajmirin në logjikë. Detajet janë të rëndësishme në këtë histori dhe e ftoj Sajmirin të ulet me mua të shohim detajet që ai të dalë i qetë dhe të shohë që i kemi dhënë të gjithë mbështetjen. Do kenë 100% rritje rroge, apo 120% dhe 150%? Struktura është e plotë. Nuk ka logjikë kontabiliste, por funksionale. Shtesa e tyre është e konsiderueshme.
Tahiri: Unë s’kam asnjë merak tjetër, them vetëm që hajde shkurtojmë ku të mundim për të mos u dhënë mundësi që të justikohen nesër.
KOHA JONË SONDAZH

