FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Shmangni qendrën e Tiranës dhe turmat e tifozëve”, ambasada e SHBA-së njoftim për qytetarët amerikanë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një njoftim lidhur me zhvillimin e finales e “Conference League” që do të luhet nesër në stadiumin ‘Air Albania’

Ambasada në njoftimin e saj këshillon personelin dhe qytetarët amerikanë që të shmangin qendrën e Tiranës për shkak të turmave të mëdha të tifozëve që mund të shkaktojnë trazira.

“Ambasada e SHBA-së këshillon fuqimisht qytetarët amerikanë dhe personelin e ambasadës amerikane që të shmangin qendrën e Tiranës dhe zonën e Stadiumit të mërkurën më 25 maj. Për shkak të turmave të mëdha që priten në Tiranë, ju lutemi bëni kujdes në të gjithë qytetin dhe jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.

Mbani një profil të ulët”, njofton ambasada.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?