FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shoqërohet në polici “koordinatori i PS”

Një koordinator i Partisë Socialiste në Vorë, është shoqëruar në polici. Burime të pranishëm në vendngjarje thanë për “Koha Jonë” se personi që është shoqëruar në polici quhet Albert C. dhe njihet si koordinator i Partisë Socialiste.

Në shoqërimin e tij kanë marrë pjesë forca të ndërhyrjes së shpejtë. Ende nuk janë të qarta motivet e ndalimit të aktivistit të PS.

Ndërkohë PS-ja në Vorë ka deklaruar se A.C nuk është koordinator i saj. “Partia Socialiste e Vores deklaron me pergjegjesi te plote se Albert Ciku nuk eshte koordinator, pjese e strukturave te Partise Socialiste Vore dhe as anetar i thjeshte i Partise Socialiste.
I bejme thirrje mediave te mos deformojne informacionin e mos te keqperdorin publikun”,- thuhet në reagimin e PS në Vorë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?