Shpërthejnë studentët e Inxhinierisë: S’ka më heshtje, s’ka më pritje, por vetëm brohoritje!
Një vatër e re proteste është çelur gjatë ditës së sotme. Janë studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit & Arkitekturës dhe Urbanistikës në protestë kunder rritjes së tarifave nga shteti.
Të rinjtë po protestojnë ndaj politikave të qeverisë, një taksë shtesë prej 700 lekësh për kredit për çdo provim të mbartur, vendosur së fundmi.
As ata vetë dhe as familjet e tyre nuk mund ta përballojnë këtë shumë në kushtet e kostos së lartë të jetesës.
Ja vargjet e marshit:
S’ka më heshtje, s’ka më pritje,
Por ka vetëm brohoritje!
Do vazhdojmë të kundërshtojmë
Sot studentët po protestojnë!
Katër vite në tubime,
Me presione dhe mashtrime
Sot studentët e bashkuar
Për të ardhmen e vonuar!
Jam student i revoltuar
Prej sistemit të varfëruar!
Kreu i FRPD-së
Sikur mos mjaftoje tarifa aktuale vjetore, tashmë studentet duhet të paguajnë minimalisht 60.000 lekë të vjetra për çdo provim të mbartur shkruan kreu i të rinjve të PD në nje shenim në faqen e tij në facebook. Praktikisht ata duhet të paguajnë dy herë për të njejtin provim, shkruan Belind Kelliçi.
KOHA JONË SONDAZH

