FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpërthen Bregu pas mbledhjes së Kryesisë: Ditë e vajtueshme për PD, lojë që po përçan demokratët

Deputetja demokrate Majlinda Bregu e ka cilësuar ditën e sotme, një ditë të vajtueshme për PD. Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së partisë, që vendosi dy mera në garën për kreun e ri të PD, Lulzim Basha dhe Eduard Selami, deputetja demokrate ka shprehur qëndrimin e saj.

“Ky nxitim, pas humbjes në zgjedhje, është një gabim i rëndë. Sot PD po vazhdon lojën luftash si dikur. Kjo lojë po i përçan, nuk i bashkon demokratët. Nuk besoj se PD është një plaçkë për t’u ndarë, por është e të gjithë demokratëve që kanë asetet dhe kontributet e tyre në PD. Në vend të shohim përgjegjësinë te vetja, vazhdojmë ta shohim te oborri përballë nesh. Ringritja e PD nuk vazhdon kështu.

Ndjehem e keqardhur që sot nuk munda të bëj më shumë se kaq. Sot PD ndodhet në një ditë të vajtueshme”, tha Bregu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?