Shpërthen ish-deputetja: Sharjet dhe hatërmbetjet jo me njëri-tjetrin por me…

Mbledhja e kryesisë së PD-së, prodhoi një situatë aspak të qetë, madje mund të shkonte edhe në dhunë, por mesazhet ishin të qarta. Një grup kundër opozitës të kreut Basha dhe nga ana tjetër, ata që përçojnë mesazhet pro bashkimit dhe ringritjes së PD-së.

Mbi këtë situatë, ka reaguar edhe ish-deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj, pjesë e kryesisë së PD-së. Në një postim në rrjetin social facebook, ajo shkruan se sfida është përballja me problemin e jo me akuzat. “Sfida në politikë është përballja me problemin dhe jo akuzat, sharjet e hatërmbetjet”, shkruan ish-deputetja.

Sherrin brenda në PD-në, Hajdarmataj e shikon si luftë e cila duhet ndaj qeverisë e jo ndaj selisë blu. “Ne si opozitë duhet të përballemi me qeverinë dhe jo me luftë brenda njëri-tjetrit”,-vijon më tej Hajdarmataj.

Swiss Digital Desktop Reklama

E sa i takon ringritjes së PD-së, Mimoza Hajdarmataj shkruan se besimi e mban gjallë edhe njerëzimin. “Unë besoj te ringritja e PD ashtu sikurse besimi te ringritja e ka mbajtur të gjallë deri tani njerëzimin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?