“Shpërthen” Topalli: Ulëritëse. PD po kalon moment më të vështirë se në vitin 1997

Një nga kritiket e kreut të PD-së, Jozefina Topalli ka thënë se Partia Demokratike po kalon një moment mjaft të vështirë në drejtimin e Lulzim Bashës.

E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në ‘News24’ Topalli tha se PD-ja po kalon moment edhe më të vështirë se në vitin 1997, ndërsa Basha nuk respekton Kushtetutën e PD-së.

“E kam parë veten edhe mes plumbave, por gjithmonë kam pasur besim tek kjo forcë politike. Moment edhe më i vështirë se në 1997 për PD-në dhe kjo është ulëritëse. Basha nuk respekton kushtetutën e PD-së dhe nuk njeh asnjë forum.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në listën e tij janë 70% e grupit parlamentar jashtë. Nuk gjej të përfaqësuar as elitën e shoqërisë dhe as njerëzit që qëndruan në çadër. Ata kanë qenë të bindur se e keqja më e madhe ka qenë Rama”- tha Topalli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?