Shpëtim Gjika tallet me Kastriot Islamin: Si mundën PS e PD të lenë jashtë listave strategun e formulave

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka ironizuar sot listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike. Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Gjika ‘tallet’ me deputetin e PD-së, Kastriot Islamin, duke e cilësuar si ‘strategun e formulave’.
shpetim gjika
Ish-kryebashkiaku pohon se Islami pasi bëri lëmsh PS-në në 2009-ën, në 2017-ën asnjë parti nuk e prenotoi. Mbrëmjen e djeshme PD-së shpalli listat me kandidatët që do garojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. mes emrave të vjetër të PD-së, si Topalli, Bode, Bregu, Selami, Patozi, vihej re dhe mungesa e Kastriot Islamit.

STATUSI I GJIKËS

Pasi e beri lemsh PS-ne ne 2009 me “formulen” e tij te “famshme” elektorale, ne 2013 “kullandrisi” dhe PD-ne!
Tani ne 2017, asnje parti, (“per fatin e tyre te keq” ?), nuk e “prenotuan” Kaç Islamin!
Tani, sipas “formulave” te tij, i bie qe o fitojne te gjitha, ose nuk fiton asnjera nga partite qe kandidojne ?!
Normale, si mund ta lene jashte “strategun”, dhe dashkan dhe te fitojne zgjedhjet ?!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?