FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqip në Maqedoni, Zaev jep lajmin: Ligji do të votohet në parlament

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i qëndron mendimit për aplikimit të gjuhës shqipe në institucionet e këtij shteti.

Në intervistën e dhënë për mediat pas takimit me 6 Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, Zaev nënvizon se për çështjen e gjuhës do të kenë rol vendimtar dhe organizmat ndërkombëtare.

Zaev: Ligji është pjesë e programit tonë qeveritar, i parashikuar për tu diskutuar në fillim të shtatorit. Siç ju e dini, parlamenti, unë, do ta ketë këtë pikë në diskutim. Une jam në pritje dhe ftoj opozitën që ta pranojë këtë ligj. Pas votimit të tij, Komisioni Evropian dhe Gjykata Kushtetuese do të japë fjalën e fundit. Ne duam ta miratojmë këtë ligj, është në të mirë të qytetarëve tanë dhe ne duam të ndërtojmë një shoqëri për të gjithë qytetarët e vendit tone.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket çështjes së anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, Zaev shton se kjo çështje mbetet për tu diskutuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zaev: E le të hapur këtë pyetje pasi akoma nuk e dimë se çdo të ndodhë me votën për Kosovën.

Në takimin e zhvilluar në Durrës, Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, komisioneri evropian Johannes Hahn dhe numri dy i Bankës Botërore nënvizuan rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Triestes për një treg të përbashkët ekonomik dhe pa barriera në qarkullimin e kapitalit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?