FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria kundër SHBA, reagon LSI: Vota duhet të ishte e unifikuar, tani asnjë justifikim s’ka vlerë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar menjëherë lidhur me votën e Shqipërisë kundër rezolturës së presidentit amerikan Donald Trump në OKB.

Klajda Gjosha, ish-ministrja e Integrimit, deklaroi para mediave se ajo votë duhej të ishte e unifikuar dhe të shprehte qëndrimin e gjithë popullit shqiptar.

“Një vendim kaq i rëndësishëm duhet të ishte votë e unifikuar dhe të përfaqësonte popullin shqiptar. Mbrëmë ministria e Jashtme ka nxituar të shpjegojë votën “Kundër”. Por sot, pasi i keni vënë shqiptarët në një pozicion të vështirë dhe fakti të kryer, çdo justifikim është pa vlerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa shtete kanë abstenuar me votën e tyre në OKB dhe është për të ardhur keq keqpërdorimi që i është bërë qëndrimit të BE-së. Është për të ardhur keq që Rama e do SHBA-në ta mbështesë për Reformën në drejtësi dhe nga  ana tjetër investohet kundër saj. SHBA-të kanë qëndruar gjithnjë fort në krah të shqiptarëve”, solli në vëmendje Gjosha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?