”Shqipëria me organizata kriminale”, Vokshi: Ka ndikuar direkt në lirinë e medias
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, njëkohësisht kryetare Komisionit të Medias, ka reaguar për raportin e publikuar së fundmi nga ”Reporter pa Kufij”. Në një deklaratë nga selia blu, Vokshi e konsideron tronditës këtë raport ku thuhet se Shqipëria është ndër pesë vendet në botë me krim të organizuar të rrezikshëm.
“Që në faqen e parë të raportit, Shqipëria përshkruhet si vendi ku krimi i organizuar ka fuqinë e organizatave më të tmerrshme kriminale, mafias italiane, triadës kineze, jakuzit japonez, mafias ruse dhe asaj turke”, tha Vokshi. Ajo theksoi se kjo situatë alarmante ka ndikuar drejtpërsëdrejti në lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve.
”Historitë e tre gazetarëve shqiptarë: Klodiana Lala, Basir Çollaku dhe Alida Tota janë tre rastet e përfshira në raportin e Reporterëve pa kufij. Të treja historitë kanë një të përbashkët: Gazetarët janë kërcënuar per shkak të denoncimeve që ata u kanë bërë lidhjeve të ngushta mes krimit të organizuar me pushtetin, Jurgis Çyrbjen me Emiljano Shullazin, Saimir Tahirin me drogën e Habilajve, Erion Veliajn me mafian e plehrave”, deklaroi deputetja nga selia blu.
KOHA JONË SONDAZH

