Shqipëria në flakë, reagon LSI. Mehmetaj: Rama të merret zjarret, para se vendi të digjet i gjithi
Rëndimi i situatës në terren nga zjarret që kanë përfshirë të gjithë vendin dhe neglizhenca e kryeministrit Edi Rama për të mbledhur krerët e institucioneve përgjegjëse për të bërë transparencën reale të klësaj situate ka shkaktuar reagimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Është deputetja e kësaj force, Kejdi Mehmetaj e cila përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social “Facebook” ironizon sjelljen e Ramës ndaj kësaj çështjeje, teksa shprehet se i bën thirrje që tashmë duhet të mbledhë zjarret dhe të flasë me ta, para se vendi të digjet i gjithi.
Reagimi i Kejdi Mehmetajt
Sygjerim ?❌?!
Në vazhdën e mbledhjeve urgjente, me pretekst koalicionin me qytetarët, i them kryeministrit të thërrasë menjëherë zjarret ? në kryeministri. Përfundimi i mbledhjes të jetë: pushim i menjëhershëm nga puna i zjarreve në të gjithë Shqipërinë.
Kështu, në daljen publike të rradhës, kryeministri do e ketë gati shfajësimin edhe nëqoftëse do të jetë djegur i gjithë vendi ✌?

KOHA JONË SONDAZH

