Shqipëria votoi kundër SHBA-së, Tritan Shehu tregon pasojat

Shqipëria në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është rreshtuar përkrah BE-së dhe kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet.

Pas këtij votimi, ka ardhur reagimi i parë nga klasa politike në vend. Deputeti i PD-së Tritan Shehu, edhe si ish-ministër i Jashtëm, shkruan në një status në facebook se vota e Shqipërisë kundër SHBA-së, është votë kundër interesave të vendit.

Deputeti hedh akuza se qeveria duhet të ishte përgjigjur në atë votim, me një votë që është në funksion të interesave të bashkëkombasëve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i Shehut

Swiss Digital Mobile Reklama

Votimi i sotëm i Shqipërisë në Asamblenë e OKB, kundër pozicionit amerikan, një votim edhe kundër interesave të vendit tonë. Një votim edhe kundër interesave të Kosovës, të shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi etj. Një votim kundër interesave tona në përgjithësi. Një politikë e jashtme e përgjegjeshme e çdo shteti, në radhë të parë është në funksion e mbron interesat e qytetarëve e bashkëkombesave të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?