FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqiptaro-amerikani, Lumaj kandidat për Sekretar Shteti në Konektikat

Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai tha se me kandidaturën e tij në zgjedhjet e 4 nëntorit kërkon t’i ofrojë shtetit të Konektikat impenjimin e tij në luftën ndaj korrupsionit në këtë post, që është përgjegjës, ndër të tjera, për çështjet zgjedhore dhe ligjet e biznesit.

“Premtimi ka të bëjë me faktin se zyra e Sekretarit të Shtetit ka të bëjë me ligjet e zgjedhjeve dhe ligjet e biznesit. Nga viti 1958 deri tani kjo zyrë është mbajtur nga demokratët, përveç 1991-1995 që është mbajtur prej republikanëve. Gjatë këtyre viteve disa demokratë kanë dhënë dorëheqje nga kjo zyrë, disa të tjerë kanë pasur probleme ligjore, ishin të korruptuar. Pra baza e argumentit tonë është lufta kundër korrupsionit në këtë zyrë, funksioni i tretë më i rëndësishëm në shtetin e Konektikatit”, tha Lumaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?