FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqiptaro-amerikania, mikeshë e Trump: Turp për Shqipërinë

Votimi i Shqipërisë pro rezolutës që u kërkon Shteteve të Bashkuara tërheqjen nga njohja e Izraelit kryeqytet reflekton pozicionin e pandryshuar të Shqipërisë për këtë çështje. Mbi këtë votë nisi edhe një debat jo vetëm në ragun e politikës në vend. Reagim ka ardhur edhe nga SHBA-ja për këtë qëndrim të Tiranës zyrtare pro BE-së dhe kundër SHBA-së.

Gruaja e parë shqiptaro-amerikane e zgjedhur këshilltare në shtetin e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, ka dënuar pozicionimin e Shqipërisë kundër Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përkitazi me statusin e Jerusalemit.

Milicaj një politikane republikane dhe mikeshë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nëpërmjet një postimi në facebook e ka quajtur “të ulët dhe të turpshëm” vendimin e Shqipërisë për të mbështetur një rezolutë kundër qëndrimit Amerikan për Jerusalemin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?