Shtrëngimi i duarve Rama-Basha, ja reagimi i simpatizantëve (VIDEO)

Pas orëve të gjata që çuan në marrëveshjen që do ul krizën politike dhe do i japë zgjidhje procesit zgjedhor, kryeministri Edi Rama dhe lideri i PD-së, Lulzim Basha dolën nga Kryesia e Kuvendit dhe bënë një gjest që shumë nuk e prisnin.

Një shtrëngim duart mes tyre, aspak protokollare por më së shumti sportive, që më pas u konfirmua dhe arritja e një marrëveshje.

Të pranishmit, simpatizantë të palëve dhe shumë kurioze qe ndiqnin me ankth zhvillimet, kanë ‘shpërthyer’ në duartrokitje dhe brohoritje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas takimi prej 3 orësh, kreu i qeverisë u drejtua për në automjetin e tij që ishte parkuar në Vilën qeveritare 31, ndërsa Basha drejt çadrës së lirisë, atje ku e prisnin simpatizantë të PD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=kO4-Z_d6XhE” width=”560″ height=”315″]

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?