Shtypi gjerman: PS fiton në vendin ku mbillet më shumë kanabis, furnizues kryesor i BE-së

Euronews: “Puna për të luftuar kanabisin ka qenë e vazhdueshme por e pamjaftueshme”

Zgjedhjet në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e shtypit të huaj, sidomos atij gjerman. Mediet kryesore të vendit, raportuan mbi zgjedhjet parlamentare të përcaktuara nga një përqindje e ulët e pjesëmarrjes të shqiptarëve në kutitë e votimit por kujën e problemit, ato e vendosin tek kanabisi dhe korrupsioni. “Süddeutsche Zeitung”, shkruan se këto zgjedhje që po fitohen nga PS-ja, u zhvilluan në një vend ku prodhimi i kanabisit ka pushtuar Europën.

Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe “Euronews”, ku në një artikull ndaj kreut të PS-së, me pesë sfidat që e presin Edi Ramën, sfida me drogën është kryesore. Sakaq media gjermane më tej shkruan se:”Shqipëria është një nga vendet më të varfëra dhe më të korruptuara të Europës. Sipas Europol, Shqipëria është furnizuesi kryesor me hashash në vendet e Bashkimit Europian. Krahas kësaj është vend ku mbillet më shumë kanabis”,- shkruan “Süddeutsche Zeitung”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, agjencia gjermane e lajmeve, dpa vëren, se Partia Socialiste qeverisëse nën kryeministrin Edi Rama, me gjasë është fituesja e zgjedhjeve të 25 qershorit. Por nëse prognozat verifikohen socialistët mund të qeverisin të vetëm, siç kërkonte kryeministri Edi Rama gjatë fushatës. Sipas Ramës një mazhorancë e qartë e socialistëve do t’i jepte atij mundësinë të kryente reforma rrënjësore në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Vend i kanabisit”

“Süddeutsche Zeitung” i quan këto zgjedhje të zhvilluara në vendin ku mbillet më shumë kanabis në Europë. “Shqipëria është një nga vendet më të varfa dhe më të korruptuara të Europës. Krahas kësaj është vend ku mbillet më shumë kanabis”. Euroneës, në një artikull mbi zgjedhjet, ka renditur 5 sfidat e Edi Ramës në mandatin qeverisës, ku njëra prej tyre është lufta ndaj drogës. Referuar artikullit të publikuar këtë të Hënë kur ende KQZ nuk e ka certifikuar rezultatin, në shkrim thuhet se puna për të luftuar kanabisin ka qenë e vazhdueshme por e pamjaftueshme. “Përpjekjet në luftën kundër drogës kanë qenë të vazhdueshme, por të pamjaftueshme për të ndalur sidomos kultivimin e kanabisit, i lidhur drejtpërdrejtë me krimin e organizuar”.

Interes i ulët

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje edhe sipas rezultatit të deklaruar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, 46, 56% e 3.4 milion shqiptarëve me të drejtë vote, u cilësua si shifra më e ulët në vitet e fundit në vend. “Süddeutsche Zeitung” vëren se votimet në Shqipëri kanë treguar interesin e ulët të votuesve. Në këto votime kanë marrë pjesë shumë më pak votues, se në zgjedhjet e fundit, shkruan gazeta gjermane. “Socialistët qeverisës nën Edi Ramën kanë shanse më të mira për të fituar zgjedhjet krahasuar me demokratët në opozitë nën kreun Lulzim Basha”.

Furnizues kryesor me hashash në vendet e BE

“Shqipëria është një nga vendet më të varfëra dhe më të korruptuara të Europës. Sipas Europol, Shqipëria është furnizuesi kryesor me hashash në vendet e Bashkimit Europian. Krahas kësaj është vend ku mbillet më shumë kanabis”,- shkruan “Süddeutsche Zeitung”. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe “Euronews”, ku shkruan se:”Përpjekjet në luftën kundër drogës kanë qenë të vazhdueshme, por të pamjaftueshme për të ndalur sidomos kultivimin e kanabisit, i lidhur drejtpërdrejtë me krimin e organizuar”.

Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?