FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHUME PREKESE/ “Të të trashëgohet djali Gjovalin, jam e bindur që po e sheh nga lart”

Ai nuk është aty për të parë ditën më të lumtur të djalit të tij, por të gjithë kanë gëzuar duke mbajtur gjallë kujtimin e tij.

Në familjen e ish-deputetit të ndjerë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjovalin Kadeli, mes zizë për vdekjen e tij, ka ardhur një gëzim. Djali i tij i madh, Adi është kurorëzuar në martesë me Erjelën.

Është kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila e ka bërë të ditur këtë lajm, pasi ka qenë vetë e pranishme në dasmën e çiftit,. Ka zgjedhur fjalë mjaft prekëse për të kujtuar ish-kolegun e saj, Kadelin, deputetin që u nda nga jeta më 26 maj të këtij vitit në një spital në Itali, pasi vuante nga sëmundja e pankreasit akut.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I dashur Gjovalin, ti nuk je sot këtu me ne fizikisht. Por prania jote është kudo në këtë ditë të veçantë për djalin tënd të madh, te çdo familjar, te miqtë e shokët që po gëzojnë për martesën e Adit dhe Erjelës, te nëna Liza që i sheh fëmijët e tu që gëzojnë dhe martojnë vëllain e tyre, te Lirida, Adela dhe i vogli, Iridiani, që nuk është më i vogël, por burrë, që na priti të gjithëve sipas traditës që ti i mësove.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të të trashëgohet djali Gjovalin. 

Jam e bindur që po e sheh nga lart dhe po gëzon”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?