Si do jetë protesta nesër? Pa bomba, pa çadra me sust, vetëm me …
Opozita është e bindur se protesta e nesërme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të jetë protesta më e madhe që ajo ka organizuar përgjatë këtyre 4 viteve, dhe në të pritet të marrin pjesë me mijëra qytetarëve nga i gjithë vendi, përfshirë edhe socialistët e zhgënjyer nga qeverisja e vendit nga kryesocialisti Edi Rama.
Dhe për të krijuar një ide se si ky marshim proteste do të zhvillohet mesditën e nesërme, është kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu i cili jep detaje nga organizimi.
Përmes një postimi të shkurtër në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Spahiu ironizon deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha për protestën e 21 janarit 2011, i cili në atë kohë ngriti alibi për një puç shteti të organizuar nga ish-opozita e majtë, tashmë në pushtet. Berisha do të deklaronte se protestuesit para kryeministrisë në 21 janar ishin të armatosur me “çadra pistoletë”, etj.
Ndërsa kreu i AK-së thotë se protesta e nesër nuk do të ketë gjëra të tilla, pasi protestuesit do jenë të armatosur me vetëm flamuj në duar në të cilët do të shkruhet: “Rama Ra”
“Pa bomba, pa çadra me sust, pa hunj, pa tymuse. Nesër vetëm flamuj ?⚫️ RAMA RA” – shkruan kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu në postimin e tij në rrjetet sociale.

KOHA JONË SONDAZH

