Sistemi i radarëve s’punon? Rama: Lufta me kanabisit në fund, gjeni tjetër film…

Letra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, ku bën përgjegjës mungesën e radarëve për mos kapjen e skafëve që transportojnë tonelata me kanabis, ka sjellë edhe reagimin e Kryeministrit Rama.

I pyetur nga gazetarët, Rama e quan luftën kundër kanabisit në fazën e vet përmbyllëse, duke theksuar se shifrat flasin qartë dhe partnerët e kanë thënë fjalën e tyre.

“Nuk diskutohet që jemi në një fazë përmbyllëse të kësaj beteje, që nuk diskutohet që e kemi fituar. Nga ana tjetër bëhet gjithandej përpjekje për ta shpërndarë gjithë andej këtë lloj propagande, një lloj përpjekje e turpshme. Jemi në kushtet që edhe partnerët e konfirmojnë se territori është tërësisht i pastruar nga kjo mortje. E kam fjalën për kanabisin. Këto që ndodhin në pikëpamjet e transportit dhe luftës që zhvillohet për penguar trafikuesit është inertësi që do zhvillohet për një kohë të shkurtër dhe më pas nuk do përbëjë më asnjë lajm”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, lufta kunder ndaj kultivimit të drogës dhe trafikimit të saj është në rrugë të mbarë. “Gjeni një tjetër film me se të merreni”,-tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?