Situata e rëndë në vend, Vasili: Të mblidhet qeveria, kushtetuta nuk njeh facebook-un si qeveri
Situata e rëndë me zjarret, mbytjet në plazhe, problemet me ujin dhe energjinë elektrike, janë trajtuar një reagim zero nga ana e qeverisë. Kështu shprehet Petrit Vasili. Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, shkruan në një postim në facebook se për asnjë nga rastet e mësipërm, qeveria nuk është mbledhur.
“Megjithëse katastrofën e zjarreve në gjithë Shqipërinë, mbytjet që vazhdojnë në plazhet tona ku edhe dje në Vlorë pati një tjetër rast fatkeq e ku kurrkush nuk e ndihmoi, mungesën e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm si ankth i përditshem i mijëra pushuesve, në asnjë rast nuk pamë as qeveri e as qeverisje që të mblidhej, të vendoste, të zgjidhte dhe t’u printe punëve në këto ditë halli”, shkruan Vasili.
Më tej Vasili shton se është detyrë kushteteuese e kryeministrit që të mbledh qeverinë, pasi ka pëërgjegjësi dhe detyra të patejkalueshme.
“Dikush duhet t’i shpjegojë këtij kryeministri që e ka detyrë kushtetuese të mbledhë qeverinë e këtij vendi, sepse kushtetuta nuk e njeh facebookun e tij veror si qeveri. Qeveria e këtij vendi, kushdo qoftë ajo, ka përgjegjësi dhe detyra të patejkalueshme dhe ajo duhet të mblidhet dhe t’i ushtrojë ato, pasi parlamenti atë ka votuar dhe përgjegjësi pa zot nuk ka”,-nënvizon kreu i grupit parlamentar i LSI-së.
Në fund Vasili deklaron se kryeministri nuk e respekton kushtetutën pasi për të tillë njeh dënglat në erë. “Sigurisht, ky kryeministër shkollëpak që kemi nuk ia thotë hiç nga kushtetuta, pasi kushtetutë ka dënglat në erë dhe hallin që nuk ta zgjidh, por ta lë na derë”.
KOHA JONË SONDAZH

