Situatë kaotike në Irak, protestuesit hyjnë sërish në parlament

Bagdat– Situatë kaotike në Irak.

Qindra ndjekës të klerikut shiit me ndikim të madh në Irak, Muqtada al-Sadr, hynë në parlamentin e vendit të shtunën, për herë të dytë brenda një jave, për të protestuar kundër përpjekjeve për formimin e një qeverie të udhëhequr nga grupe që mbështeten nga Irani.

Forcat irakiane të sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese në përpjekje për të zmbrapsur demonstruesit, duke plagosur disa prej tyre. Protestat çuan në anulimin e një seance të parlamentit të parashikuar të mbahej sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëpërmjet një deklarate, kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi urdhëroi forcat e sigurisë të mbrojnë demonstruesit ndërsa u kërkoi këtyre të fundit që të protestonin në mënyrë paqësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protestuesit, mbështetës të klerikut me ndikim Muqtada al-Sadr, janë kundër formimit të qeverisë së ardhshme të udhëhequr nga Korniza e Koalicionit, një aleancë partish shiite që mbështen nga Irani.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?