“S’ka shans Rilindja të shkarkojë Ilir Metën President”

Kryetari i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta, pas seancës së jashtëzakonshme, u shpreh se Rilindja nuk ka asnjë shans që të shkarkojë atë nga detyra.

“S’ka shans Rilindja të shkarkojë Ilir Metën. Janë shqiptarët që do të shkarkojnë Ramën. T’i bësh thirrje policave që hiqni kapet, është fund i shtetit”, tha Meta.

Ky reagim vjen pas deklaratës të Gramoz Ruçit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, i cili tha se nëse Meta si President nuk dekreton qeverinë, do të shkarkohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta ndër të tjera sqaroi se nuk ka deklaruar se nuk do të dekretojë qeverinë, apo ky është një shantazh por që ka thënë se nuk dekreton rastin e votave të vjedhura.

Swiss Digital Mobile Reklama

“S’kam thënë që s’do dekretojë. Se Shqipëria do ketë qeveri në çdo rast. Kam thënë se s’do dekretojë nga votat e vjedhura. Nuk është shantazh. Por a është kushtetuese që të cënosh vjedhjet? A është e drejtë që të bëjë kryeministri thirrje policisë që të heqësh dorë nga kapelja. Është e njëjte si ajo e nënë Feridesë, e cila u burgon vetëm për të dhënë shembullin e kanabisit. Nuk është shantazh, nuk është kërcënim, është një premtim, unë i mbaj premtimet, pikë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?