FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skadon afati, PD nuk tregon emrat e kandidatëve

Edhe pse kishte gjithë kohën e duhur në dispozicion, Partia Demokratike nuk ka mundur të dorëzojë në kohë listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Afati zyrtar i dorëzimit të listave ishte ora 00:00, por koha ka kaluar, dhe PD ende nuk ka bërë publike kandidatët.

Ndërkohë mësohet se kreu i PAA, Agron Duka do të jetë i 5-ti në qarkun e Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Olsi Cukaj nga PAA i 5-ti në qarkun e Fierit. PAA ka dhe pozicionin e 13-të në Tiranë. Kreu i PR Fatmir Mediu i 5-ti në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bledi Sulaj i PR i 14-ti në Tiranë. Nard Ndoka do të jetë në Shkodër. Dashamir Shehi i 10-ti në Tiranë dhe Vangjel Dule do të përfshihet në listën e Vlorës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?