“S’kam gjak greku”, Tritan Shehu: Teoria e Ramës, e rrezikshme
Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se në gjakun e tij nuk ka asnjë qelizë greke.
Shehu shprehet i habitur me këtë deklaratë, duke thënë se ishte një shfaqje e komplekseve të papërshtatshme për një kryeministër të një vendi evropian, fqinj me Greqinë, e që aspiron të jetë pjesë e BE.
“Te kerkosh te gjesh dhe te ndash kombet me te tilla “karakteristika qelizore”, eshte si te kerkosh te ringjallesh teorite e rrezikeshme te “racave te pastra”, teori qe Europes i kushtuan jo shume larg, miliona viktima”, shkruan Shehu.
Mesazhi i plotë:
Rama vetëm i kompleksuar?!
Më habiti thellë deklarata e djeshme e Kryeministrit mbi “përbërjen e qelizave të gjakut të tij”. Së pari deklarata e Ramës se nuk ka asnjë “qelizë të gjakut grek” është sa ç’faqje e komplekseve aq dhe e pa përshtateshme, veçanërisht për një Kryeministër të një vendi europian, fqinjë me Greqinë e që aspiron të jetë pjesë e BE.
Së dyti “gjaku e qelizat e tij” si dhe tonat, janë krejt të njëjta si tek shqiptarët ashtu dhe tek grekët, italianët, australianët, kongolezët, kinezët etj; nuk kanë asnjë ndryshim midis tyre. Secili prej nesh në rast nevoje mund të marrë gjakun e njëri-tjetrit, mjafton që të respektohen rregullat universale të transfuzioneve.
Së treti dua t’i kujtoj Z. Ramës se ne jetojmë në Ballkan, ku përzjerjet njerëzore gjatë historisë janë shumë të ndërlikuara, të gjëra, të ndërsjellta, sa karakteristikat genetike midis nesh pothuajse janë shuar, veçanërisht midis popujve, që kanë bashkëjetuar afër njëri-tjetrit në mijëra vjeçare, siç është rasti i ilirëve, arbërve, shqiptarëve, athinasve, grekeve etj. etj.
Të kërkosh të gjesh dhe të ndash kombet me të tilla “karakteristika qelizore”, është si të kërkosh të ringjallësh teoritë e rrezikshme të “racave të pastra”, teori që Europës i kushtuan jo shumë larg, miliona viktima.
Ndërkaq Kryeministri shton edhe që gjaku i tij ka përzjerje të tjera…!? Nuk e kuptoj pse e bën këtë, ndoshta për të përkëdhelur dikë tjetër, por sidoqoftë i sygjeroj të largohet nga të tilla teori shumë të rrezikeshme e të tejkaluara tashmë në Europën, ku ne aspirojmë të shkojmë.

KOHA JONË SONDAZH

