Skandali/17 vjeçari tregon dhunën fizike dhe psikologjike në polici
17 vjeçari Paolo është një prej banorëve të zonës së Astirit që sot u ndalua nga gjykata pas ndalimit policor në protestën e të enjtes në parlament.
I riu shprehet se ai është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga disa oficerë policie. Sipas të riut, atë e kanë goditur me shuplaka, madje “bënin sikur do më vrisnin” shprehet 17 vjeçari gjatë një deklarate të dhënë këtë pasdite në protestën e rradhën në zonën e Astirit në Tiranë.
“Ka pasur dhunë fizike dhe psikologjike nga policia. Më morën veç, nxirrnin telefonin dhe foto, më thoshin e njeh këtë, e njeh atë.Jo i thoja. Më gjuanin me shpulla nga qafa dhe faqja.Kam qenë rrugës duke ardhur për shtëpi kur më kanë kapur. Nuk kanë ushtruar dhunë gjatë shoqërimit, thjesht u komunikova që jam 17 vjeç. Tek Drejtoria e policisë pastaj ka qenë komplet gjë tjetër. Dhunë, futeshin 10 veta. Bënin sikur do më vrisnin. Një person ka qenë që më ka goditur para kamerave dhe kanë qenë dy persona që më kanë goditur tek zyrat e veta. Më kanë goditur në nofull në momentin para kamerave, dhe me shpulla në qafë dhe faqe tek zyrat. Ja thashë dhe avokatit. Një oficer dilte dhe u thoshte lëreni se na prish punë se është i vogël.”-tha adoleshenti.
KOHA JONË SONDAZH

