Skandali me ligjin për administratën në fushatë. Pas shkarkimeve, PS-PD emërojnë militantë ekstremistë

Prej një jave ministrat teknikë të PD dhe disa ministra të PS kanë nisur shkarkime në administratë të bazuara në një vendim absurd që ndalon nëpunësit të jenë pjesë e fushatës. Edhe pse vendimi përcakton qartë se kur kërkohen duhen bërë largimet, në rastin e Drejtorit të Postës dhe disa drejtorëve të tjerë nuk është dhënë asnjë provë bindëse se kanë shkelur ligjin.

Ndaj institucioneve që kanë bërë shkarkimet e pamotivuara janë bërë disa padi penale për shpërdorim detyre. Pas zgjedhjeve të gjithë drejtorët, duke u bazuar në ligjet aktuale, do t’i fitojnë gjyqet, pasi asnjë ministri nuk rezulton të ketë vepruar në mënyrë ligjore.

Por ky nuk është problemi i vetëm. Pyetja është se me kë po zëvendësohen drejtorët e shkarkuar për gjasme pjesëmarrje në fushatë?.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti më flagrant është i Postës Shqiptare. Nëse Majlind Lazimi u largua se mori pjesë në fushatë, edhe pse nuk ka asnjë provë, drejtori i ri është një militant i njohur i Partisë Socialiste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjafton të shohësh profilin e tij në Facebook nga ku rezulton se jo vetëm është pjesëmarrës në çdo takim të PS-së, por edhe drejtues organizata në një lagje të Tiranës dhe një besnik i thekur i partisë në pushtet.

Është e drejta e tij të jetë me PS-së, por ajo që është e një budallallëk më brirë është se, nëse një drejtor e largon se është më LSI dhe bën fushatë, përse drejtori i ri vjen në detyrë sërish nga një parti politike. Madje, Lazimi edhe pse është propozuar në këtë post nga LSI nuk ka asnjë detyrë partiake dhe as ka mbajtur funksione të larta politike në këtë parti. Ndërkohë, drejtori i ri i Postës, Vangjush Andoni vazhdon të bëjë fushatë për Partinë Socialiste edhe këto ditë që është emëruar në detyrë.

Kjo rrëzon dhe gjithë propagandën e qeverisë dhe PS se po largojnë nga detyra ata që bëjnë fushatë elektorale. Në fakt po sulmojnë politikisht një forcë politike, për të sjellë në detyrë besnikët e tyre, madje edhe më militantë dhe jashtë çdo statusi të nëpunësit civil.

Në foto: Kreu i ri i Postës Shqiptare gjatë takimeve elektorale të PS. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?