FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skandali në shkolla, 1984 mësues pa arsimin përkatës

Shifrat janë bërë publike nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e cila në prani të Kryeministrit Edi Rama ka prezantuar gjetjet e raportit të inspektimit të burimeve njerëzore në institucionet e arsimit parauniversitar në vend, “Mësues për Shqipërinë. Kapitull i ri për reformën në arsim”.

Ndërsa i cilësoi gjetjet si shokuese, Nikolla vuri theksin tek reforma në arsim, duke u shprehur se në çdo klasë do të ketë mësues të profilit përkatës, të cilët do të ofrojnë cilësi në mësimdhënie.

“Të punojmë për të transformuar realitetet. Sigurojmë çdo prind e çdo nxënës se para çdo fëmije do çojmë mësuesit që ata meritojnë, duke ofruar cilësi në çdo shkollë. Nuk e masim punën tonë me “sa keq e gjetëm sektorin”, por se çfarë do bëjmë. Rruga jonë është e përgjegjësisë duke drejtuar së pari gishtin te veja, e duke dhënë llogari”, tha ministrja Nikolla.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të realizojmë provim kombëtar për të gjithë aplikantët që kanë aplikuar në portalin tonë. Ky testim do të monitorohet nga MAS. Deri në dhjetor do t’i japim fund historisë të mësuesve pa arsimin përkatës. Do të publikojmë dhe kalendarin për mësuesit. Sepse do të liçencohen të gjithë mësuesit që janë në sistem”, tha Nikolla

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?