SKANDALI/ “PS nis blerjen e votave që ditën e parë të fushatës”

Partia Socialiste nuk humbet kohë për të nisur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të parashikuara për t’u mbajtur më 30 qershor. Por gjithashtu, socialistët nuk humbasin kohë as për nisjen e blerjeve të votave të para që do i duhen të paktën në garën e parashikuar për t’u mbajtur në bashkinë e Elbasanit.

Është ish-deputeti demokrat i këtij Qarku, Luçiano Boçi i cili përmes rrjeteve sociale denoncon skandalin e intimidimit të qytetarëve nga PS e Elbansanit me thasë mielli që në ditën e parë të çeljes së fushatës.

Ja çfarë thotë Boçi në denoncimin e tij

Swiss Digital Desktop Reklama

SKANDAL!
Ja si e hap fushatën elektorale PS në Elbasan.
Fillon e blen vota që ditën e parë.
Me anë të Bashkisë me mbikqyrjen e policisë bashkiake, me lista, shpërdajnë qeset me ushqime për t’i marrë më të vobektëve më pas votën.
Pamjet shokuese janë marrë tek qendra ekonomike e arsimit.
Gjithçka në mes të ditës e në mes të njerëzve.
I gënjejnë me një grusht ushqimesh sot për t’i marrë erzin, shpirtin, jetën e gjithçka nesër, këtyre e gjithë shqiptarëve.
Kjo pra është faza e parë e blerjes së votës.
Faza e dytë është me para kesh në dorë.
Këto janë zgjedhjet demokratike që kërkon të imponojë regjimi!!!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?