Shehu: Kërkuam dorëheqjen e qeverisë
Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka folur për mediat pas ndërprerjes së mbledhjes së Komisionit të Jashtëm, ku po raportonte Minsitri i Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.
Deklarata
Ishte një ngjarje e paprecedentë ne historinë e parlamentit. Kyetarja e Komisionit ndërpret mbledhjen për të shpëtuar qeverinë nga të pavertetat e mëdha që po bëjnë. Fakeqësisht Shqipëria pësoi një dështim të madh për shkak të kësaj qeverie. Kërkuam dorëheqjen e qeverisë sepse ra integrimi europian. Ministri me leksione teorike u mundua ta fshehë të vertetën dhe kryetarja e komisionit u mundua ta shpëtojë nga mbytja ku ka rënë. Kemi të bëjmë me një përpjekje për të tejkaluar ketë moment tragjik për vendin krijuar nga kjo qeveri.
KOHA JONË SONDAZH

