FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skenar dhune në Kavajë? Berisha: Ja pse trajnuam të rinjtë e PD-së me ekspertë amerikanë

I pyetur për këmbënguljen e amerikanëve që PD dhe PS të arrinin një marrëveshje pas zërave se në Kavajë po përgatitej një skenar dhune, ish-kryeministri Sali Berisha e mohon një gjë të tillë.

Sipas tij, është e vërtetë që PD-ja ka trajnuar të rinjtë e saj me ekspertë amerikanë por që të dinë të përmbahen gjatë protestës në Kavajë dhe më pas në Tiranë.

“Marrëdhëniet që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe SHBA-ve janë marrëdhënie miqësore. Nuk ka ekzistuar asnjë skenar për të thyer qoftë një xham të vetëm në Kavajë. Ishte një fantazi e sëmurë e Xhafajt. Ne kishim ekspertë amerikanë, që punonin me ne për të trajnuar njerëzit tanë që të frenoheshin. Kishim 1 mijë e ca djem dhe vajza që trajnoheshin për të kontrolluar emocionet gjatë protestës”,- sqaroi Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?