Skenari i protestës: PD nuk ka kërkuar leje për bllokim të rrugëve për marshimin

Partia Demokratike ka ftuar qytetarët në një protestë masive mesditën e sotme.

Por rreth 1 orë para nisjes së saj, rreth orës 11:00 në 5 pika në kryeqytet do të mblidhen qytetarët, që do të vijnë nga rrethet e më pas do të drejtohen drejt bulevardit, ku prej 84 ditësh është instaluar çadra e lirisë.

Pikat e grumbullimit janë: sheshi tek Taivani; Pallati i Sportit “Asllan Rusi”; Rruga e Elbasanit; sheshi pas Muzeut Kombëtar dhe sheshi tek ish-stacioni i Trenit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto do jenë pikat e grumbullimit të protestuesve të cilët do të nisin marshilimin e tyre për t’u bashkuar të gjithë në bulevardin te ish-Hotel Dajti për të vijuar më pas drejt çadrës së ngritur para Kryeministrisë prej 12 javësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se Partia Demokratike nuk ka kërkuar leje pranë Policisë së Tiranës për bllokim të rrugëve, në funksion të protestës.

Edhe pse protestuesit do t’i drejtohen çadrës në këmbë, ata kanë preferuar trotuaret dhe jo rrugët.

Nëse do të shihni grumbullime të mëdha qytetarësh, mos u trembni, pasi rrugët janë menduar të jenë të lira!

Por, nëse vërtetë qytetarët do t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes së demokratëve, trafiku do të rëndohet në zonat ku do të kalojnë protestuesit.

Ndërkohë, një prej organizatorëve të protestës, kreu i FRPD-së Belind Këllici, zbardh për IN tv disa detaje të protestës së 13 majit.

“Rreth orën 12:00 do të bëhet mbledhja e të gjithë qytetarëve që do të vijnë nga e gjithë Shqipëria, për të qenë pjesë e kësaj proteste.

Sigurisht protesta do të kulmojë me fjalën e kryetarit të opozitës së bashkuar dhe kryetarit të Partisë Demokratike zotit Basha dhe më pas, unë nuk mund t’i them sot, më pas do të shihni të gjithë skenaret”- Belind Këlliçi. Ndërkohë, për të garantuar një pjesëmarrje masive në protestë, të gjithë deputetët dhe krerët e degëve të PD-së, prej disa ditës po trokasin në dyert e familjeve shqiptare, duke u kërkuar pjesëmarrje masive në protestën e së shtunës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?