Skënderi: Jemi gati në zhdukjen e opozitës

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Skënderi i ftuar në studion e Ora News, tha se Partia Demokratike ndodhet në një moment shumë të rëndë dhe se vendi është gati në zhdukjen e opozitës.

 Ai deklaron se zt.Basha duhet të tregohet një lider përbashkues.

Skënderi: Basha bëri disa veprime pak në panik pas rezultatit të zgjedhjeve. Është e vërtetë. Sot jemi në momentin që ka një tronditje të madhe për atë çka ndodhi me rezultatin e zgjedhjeve, përtej pritshmërive. Sot jemi në një moment shumë të rëndë dhe jemi gati në zhdukjen e opozitës. Janë shumë parametra që po infektojnë gjithçka ndodh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo parti si rezultat i zgjedhjeve, si evenimentet e fundit që po ndodhin po e tkurrin. Po e tkurr fakti që na mungojnë 200 e ca mijë votues të djathtë. Ajo që u predikua që në momentin e parë në vend që të ftoheshin të gjithë demokratët, gjëja e parë që u anonçua nga zoti Basha; u atakuan një pjesë e demokratëve në deklaratën e zt.Basha dhe shpalljen me urgjencë të datës së zgjedhjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kush është urgjenca kaq e madhe për të bërë zgjedhje patjetër më datë 22 korrik? Në këtë rast na u zbatoka statuti i partisë pikë për pikë dhe ndërkohë ajo që kërkojmë ne është mbledhja e Këshillit Kombëtar. Ka dy lloj liderësh, lider përçarës dhe lider përbashkues. Zt. Basha ka ende hapësirë të bashkojë. Unë pres që ai të tregohet lideri përbashkues dhe të thërrasë të gjithë kundërshtarët për të parë çfarë na ka ndodhur, gjithë elementët e fushatës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?