Sobotka-Lleshajt: Luftë krimit të organizuar, pikë në kërkesat e BE

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj priti Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka. Në qendër të takimit ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, me fokus të veçantë përmbushjen e kushteve prej Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE-së.

Ministri i Brendshëm Lleshaj u shpreh se procesi i integrimit për Qeverinë shqiptare mbetet qëllim kombëtar. Duke u ndaluar tek reformat e realizuara, Sobotka theksoi se Vetting-u në sistemin e drejtësisë është një pikë kyçe në këtë proces dhe në këtë kontekst, vlerësoi dhe inkurajoi përpjekjet e Shqipërisë për të vijuar më tej.

Sobotka tha se lufta kundër krimit të organizuar, jo më kot është një pikë e rëndësishme në kërkesat e BE-së, duke nënvizuar se rezultatet do të bindin edhe vendet ende skeptike. Ai deklaroi se Austria mbetet një partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, e këtu veçoi jo vetëm marrëdhëniet bilaterale, por edhe në një kontekst më të gjerë rajonal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lleshaj shtoi se lufta kundër krimit të organizuar do të njohë të tjera rezultate. Ministri i konfirmoi bashkëbiseduesit se ”Task-Forca Speciale”, në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, si një punë e nisur nga ministri paraardhës, do të vijojë më me forcë e ritëm, duke përfshirë gjithë strukturat dhe agjencitë ligj zbatuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?