Socialistët e Holandës: Të rivendosen vizat për shqiptarët

Burime të besueshme në Holandë konfirmojnë se para disa çastesh, Partisa Socialiste holandeze vendosi t’i kërkojë parlamentit një votim për vendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë.

Kjo lëvizje në parlamentin holandez u parashikua katër ditë më parë nga gazeta holandeze ‘De Telegraaf’, e cila publikoi një artikull lidhur me kërkesën e disa partive politike në këtë shtet që kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët.

3 parti në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët pasi e shohin si të vetme mundësi për të frenuar fenomenin e krimit organizuar shqiptar në këtë shtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘De Telegraaf’ shtoi se partitë të cilat kanë mbështetur këtë masë drastike për shqiptarët janë Partia Socialiste, Partia për Liri dhe Partia Demokristiane, 3 parti të rëndësishme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?