Socialistët ndërhyjnë në sherrin e PD: Lëreni Lulin kryetar, është djalë i mirë
Bislim Ahmetajt, drejtues i Grupimit “Dhjetori ’90” dhe një prej themeluesve të Partisë Demokratike ka publikuar në rrjetet sociale një dialog real me një socialist. Biseda tregon se si e shohin sot socialistët Lulzim Bashën dhe çfarë mendojnë për Ilir Metën.
Kështu, socialistët mendojnë se Luli është “djalë i mirë”, siç thoshte edhe Edi Rama gjatë fushatës. Madje reulton se Basha i ka shpëtuar socialistët edhe nga Sali Berisha.
Postimi në Facebook i Bislim Ahmetaj:
“Sot në bisedë me një koleg timin socialist i thekur.
Ai; Pse e shani Bashen?
Unë; S”po e shajmë, thjeshtë po e gjykojmë. Po ç’problem keni ju,kjo është çështja jonë,ju kryetar keni Edin!!!
Ai; Lëreni se është djalë i mirë, s’është ai si Berisha.
Unë; Po Iliri si ju duket ju?
Ai;Mos ma përmend më i keq se Berisha.
99 % bruto 1% e përpunuar:.
E ndërsa socialistët kanë nisur ta shohin Bashën si asetin më të çmuar që kanë te opozita, në rrjetet sociale qytetarët shprehin atë që mendojnë për fatin e PD-së.
Një prej fotove që po qarkullon sot është ajo e një guri varri ku “prehet” Republika e Re që premtonte Lulim Basha gjatë fushatës.

KOHA JONË SONDAZH

