Socialistët në karikaturë/ A ka burra në PS?

Vendi duket se po rrëshket në mënyrë të pakthyeshme drejt një konflikti civil dhe kjo me bekimin e vetë kreut të Qeverisë Edi Rama, i cili vijon të këmbëngulë në mbajtjen e zgjedhjeve vendore më datë 30 qershor, edhe pse kjo e fundit tashmë është anuluar zyrtarisht, ku pas zhdekretimit të saj vendimi i Presidentit të Republikës është botuar në Fletoren Zyrtare, e cila është detyruese për t’u zbatuar.

Por Rama i gjendur në akuzën e opozitës jo vetëm për dështimin e çeljes së negociatave për të katërtin vit radhazi, por edhe për lidhjet e tij me botën e krimit dhe favorizimin e oligarkëve, duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pushteti i tij.

Nisur nga kjo situatë por dhe nga zhvillimet e djeshme parlamentare, ku Kuvendi votoi një rezolutë nul kundër Presidentit, ku askush nga socialistët nuk guxoi të dilte kundër lajthitjes së radhës, mjeshtri Bujar Kapexhiu ka hartuar karikaturën e radhës përmes të cilës ngre pyetjen e thjeshtë: A ka burra në PS?

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?