Sokol Dervishaj kritika PS: Deri dje e kishte fajin Saliu. Pas çadrës e paska fajin LSI

Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj ka reaguar sot pas kritikave që Partia Socialiste ka bërë në drejtim të LSI-së. Dervishaj shprehet se PS kërkon vetëm të hedhë fajin te të tjerët pa pasur asnjë përgjegjësi për ato që nuk ka realizuar vetë.

Dervishaj ndalet në mungesën e fondeve nga Qeveria “Rama” për dy ministritë atë të Transporteve dhe ministrinë e Bujqësisë. “Po ju a ndjeni ndonjë peshë faji, që në këto katër vite e masakruat buxhetin e infrastrukturës rrugore dhe bujqësisë, për të bojatisur pallate e mbjellë pemë që thahen pa u dalë gjethja.  E megjithatë po punojmë. Hidhini një sy rrugës Tiranë-Elbasan”,- shprehet Dervishaj.

Postimi i plotë i Ministrit Dervishaj në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dhe shpifjet vazhdojnë. Deri dje e kishte fajin Saliu. Pas çadrës e paska fajin LSI.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ju a ndjeni ndonjë peshë faji, që në këto katër vite e masakruat buxhetin e infrastrukturës rrugore dhe bujqësisë, për të bojatisur pallate e mbjellë pemë që thahen pa u dalë gjethja.

 E megjithatë po punojmë. Hidhini një sy rrugës Tiranë-Elbasan.

Hidhini një sy Unazës së Madhe në Tiranë. Nuk po e bën Bashkia, por Ministria e drejtuar nga LSI. Pyesni drejtuesit tuaj për by-passin e Fierit dhe Vlorës, se mund të mësoni diçka më shumë, se fajtorët I gjeni mes vetes. Shihni fushat e punuara me mund nga bujqit, të kuptoni se kush flet në erë, e kush punon e u gjendet pranë.

Mos e ngaterroni modestinë tonë me bujën e reklamave tuaja, se fasadave u del shpejt boja, njësoj si kallajit thotë populli. Për ne Shqipëria është numri 1, sepse shqiptarët kanë nevojë për dinjitet, stabilitet dhe punë të ndershme. Hiqni dorë nga thasët me miell, se shqiptarët nuk hanë një herë në katër vjet, por kanë nevoje për mirëqenie të përditshme. Kujtoni si u mbushën birucat me fukarenj e si e ngjitët rininë maleve për hashash. Prandaj dhe shqiptarët do votojnë ata që flasin pak, e punojnë shumë.

Do zgjedhin numrin 1. #LSINjëShansPërTëGjithë. #LSIForcëeParë”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?