Sondazhi/Nëse zgjedhjet zhvillohen sot; PS 48 %, PD 35 %, LSI 13 %

Një sondazh i realizuar nga Eduard Zaloshnja parashikon se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, për PS-në do të votonin 48% e votuesve, për PD-në 35%; për LSI-në 13%, ndërsa për PDIU 3 përqind.

Sipas Zaloshnjës, në krahasim me një sondazh të një muaji me parë, PD rezulton se ka rënie me 30 mijë votues, ndërsa partitë e tjera vijojnë të jenë në të njëjtin nivel.

Pjesë e sondazhit ka qenë dhe çështja e ministrit, Fatmir Xhafaj. Sipas të dhënave të Eduard Zaloshnjës, vetëm 1/3 e qytetarëve mendojnë se ministri duhet të largohet nga detyra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më poshtë analiza e plotë e shifrave dhe të dhënat e sondazhit të Eduard Zaloshnjës:

Swiss Digital Mobile Reklama

Kuotat e partive. Vetëm 1/3 e shqiptarëve duan largimin e Xhafajt

Nga Eduard Zaloshnja:

Në qoftë se zhvillohen zgjedhje parlamentare sot në Shqipëri, janë të gatshëm të votojnë për partitë aktuale rreth 170 mijë banorë të rritur më pak se sa në zgjedhjet e vjetshme. Për PS-në do të votonin 48% e atyre që janë gati të votojnë sot; për PD-në 35%; për LSI-në 13%; për PDIU-në 3% (1% për partitë e tjera të vogla).

Kështu më rezultoi nga sondazhi elektronik i këtij muaji, në serinë e sondazheve që kam zhvilluar kohët e fundit për revistën Follow Business Albania, e cila publikohet nga firma CROSG®.

Nga ekstrapolimi në rang kombëtar i të dhënave të këtij sondazhi dhe atij të majit, rezulton se PD-ja ka humbur 30 mijë votues, krahasuar me muajin paraardhës, ndërkohë që partitë e tjera kanë mbetur pothuaj në kuotat e muajit paraardhës. Krahasuar me qershorin e 2017-ës, vetëm PD-ja ka një farë rritje, ndërsa partitë e tjera rezultojnë me rënie (shihni grafikun 1).

Vetëm 1/3 e të anketuarve duan që ministri Xhafaj të largohet nga qeveria. Nga ana tjetër, mbi gjysma e të anketuarve duan që ai të qëndrojë (pjesa e mbetur ka opinion asnjëanës – shihni grafikun 2). Shumica dërrmuese e të anketuarve që duan të qëndrojë ministri Xhafaj kanë votuar vjet për partitë e mazhorancës, ndërkohë që shumica dërrmuese e të anketuarve që duan të largohet Ministri Xhafaj kanë votuar vjet për partitë opozitare.

Sondazhi u krye me 1280 të anketuar në rang kombëtar, për ta përfaqësuar elektoratin shqiptar sa më mirë, demografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për këtë sondazh është plus/minus 2.8%.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?