FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sondazhi Piepoli: Veliaj 52% ,Kosova 36%, Bojaxhi 8%; “E majta” 58.5% të votave

Instituto Pieopoli, kompania më e njohur italiane e sondazheve, publikoi dje në A1 Report një sondazh për garën e Tiranës dhe një sondazh kombëtar

Sipas sondazhit Piepoli, në qoftë se do të zhvillohej votimi sot, Erion Veliaj do të fitonte 52% të votave të tiranasve që do të merrnin pjesë në zgjedhje. Halim Kosova do të merrte 36% të votave, Gjergj Bojaxhi do të merrte 8% të votave dhe të tjerët 4%.

Koalicioni që përkrah Erion Veliajn do të merrte sot 60% të votave, ndërsa koalicioni që përkrah Kosovën do të merrte 36.5% të votave. Bie në sy që Veliaj ka një deficit 8% në krahasim me koalicionin, ndërsa Kosova praktikisht ka të njëjtën përqindje me koalicionin (36%). Në nivel kombëtar, koalicioni “i majtë” do të merrte sot 58.5% të votave të shqiptarve që do të merrnin pjesë në zgjedhje, ndërsa koalicioni “i djathtë do të merrte 39.5%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Praktikisht, dy koalicionet kanë një raport përqindjesh mes tyre, te njejte me atë që regjistruan parvjet në zgjedhjet parlamentare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lidhje me besimin që kanë votuesit për katër liderët politikë kryesorë, Rama është i pari me 58% dhe Berisha i fundit me 30%. Përqindja e Ramës është praktikisht e barabartë me kuotën e koalicionit qe ai udheheq, ndërsa e Bashës (33%) është 6.5 pikë më poshtë se kuota e koalicionit te tij (39.5%).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?