Sonte mbyllet karriera për disa deputetë të PD

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sot aktualitetin poltik si dhe zgjedhjet e 25 qershorit.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ai u ndal tek listat e kandidatëve për deputetë që pritet të publikojë mbrëmjen e sotme Partia Demokratike.

Sipas Lubonjës në listën e PD-së do ketë emra të rinj por ai shto se edhe figurat kryesore ndër vite të kësaj partie do të përfshihen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu Lubonja u shpreh se me publikimin e listave të kandidatëve për deputetë do ketë edhe të pakënaqur.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do të ketë të pakënaqur por nuk e di se sa nga këta të pakënaqurit do të jenë figura të rëndësishme të PD-së. Një pjesë mund ta mbyllin karrierën pasi boll kanë përfituar nga politika. Disa prej tyre kanë edhe biznese ndaj mund të mos jenë përfshirë në listë nga vetë Lulzim Basha.

Në këtë proces përzgjedhjeje nuk kemi transparencë por besoj se kryesorët e PD-së ndër vite do jenë në listë. Bëhet fjala për ata me të cilët identifikohet PD-ja. Problemi më i madh është nëse edhe këta të rinjtë do shihen si ushtarë”- tha Lubonja.

Nga ana tjetër ai u shpreh se PD është ende tek “Republika e Vjetër” dhe se sipas tij PD është shndërruar në një parti e cila po pret që Edi Rama të bjerë vetë.

“PD është shndërruar tani më tepër në një parti që mendoj se po pret të bjerë Edi Rama. Jemi ende tek ‘Republika e Vjetër’. Nuk ka ndonjë shpresë për ndryshime që na ngjallin shpresën për një rrugë të re. Mendoj se ‘Republika e Re’ është një mashtrim i madh dhe nuk asgjë premtuese”,- tha Lubonja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?