FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Soreca takon kreun e SPAK dhe të BKH-së: BE mbështet vijimin e Reformës në Drejtësi

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe kryetaren e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj. Soreca shkruan se ka folur me dy drejtuesit e institucioneve për arritjet e deritanishme dhe për të ardhmen.

“U takova sot me shefin e SPAK Arben Kraja dhe drejtoreshën e BKH Aida Hajnaj. Ne diskutuam për arritjet e deritanishme të SPAK dhe procesin transparent të rekrutimit për hetuesit e BKH. Është e rëndësishme të vazhdohet me të njëjtin intensitet dhe angazhim, duke pasur parasysh pritshmëritë nga SPAK për të vazhduar arritjen e rezultateve”, shkruan Soreca.

Diplomati shton se BE do të mbështesë SPAK-un dhe BKH-në pasi janë institucionet kryesore të Reformës në Drejtësi.  ”Theksova rëndësinë e ecjes përpara me trajnim të shpejtë dhe emërimin e hetuesve. Përsëris gjithashtu se BE është e gatshme të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe ndihmë të plotë për SPAK si një nga elementët kryesorë të reformës në drejtësi”, shton Soreca.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?