Sot blindohet gjykata e krimeve të rënda, banorët rrethojnë gjykatën
Sot vendoset masa e sigurisë për të arrestuarit e protestës. Ndaj, pritet që në orën 11:00, protesta e banorëve të Unazës së Re sot të zhvendoset para Gjykatës së Krimeve të Rënda për të kërkuar lirimin e djemve të tyre. Kjo do të shënojë ditën e 22 të protestës.
Protestuesit për të cilët prokuroria do të kërkojë arrest me burg janë; Fluturim Goleci, Ruzhdi Daci, Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Amarildo Sinanaj dhe Shpati Bilbilaj. Ata akuzohen për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim.
Në këtë protestë u lënduan shumë qytetarë që kërkonin kompensim për banesat e tyre në Unazën e Re dhe disa policë. Ndërmjet tyre, edhe efektivja Ina Nuka, së cilës i shpërtheu në duar një kapsollë.
KOHA JONË SONDAZH

