Sot dita e dytë e takimit informal të Ramës me ministrat e rinj, kur pritet të nisë mbledhja
Edi Rama do të vijojë edhe ditën e sotme takimin e tij me ministrat e rinj në Vlorë. Mbledhja informale me kabinetin e ri qeveritar, ku marrin pjesë edhe kryetari sapozgjedhur i parlamentit, Gramoz Ruci dhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla, nisi që prej mbasdites së djeshme, për të vijuar sërish sot. ‘BalkanWeb’ mëson se takimi do të nis që në mëngjes, në orën 08:00, në një prej restoranteve të Llogarasë.
Takimin e paralajmëroi nga mbledhja e asamblesë kryesocialisti, ku mesa duket nuk dëshiron të humbasë kohë, por të nisë menjëherë punën. Në fokus do të jetë finalizimi i punës për programin e qeverisë, draft-planin e ministrive që do t’i paraqiten grupit në mbledhjet e para.
Po ashtu, me kryetarin e asamblesë dhe të grupit parlamentar do të finalizohen propozimet për ekipin drejtues të grupit dhe të komisioneve parlamentare. Ndërkohë, ‘BalkanWeb’ siguroi dje edhe pikat e diskutimit dy ditor që do të mbajë Rama me ministrat e rinj.
PIKAT
1-Ndarja të kompetencave
2-Rrëgullimi i 104 drejtorive në varësi
3-Shperndarja e godinave ministrore
4-Pergatitja e kuadrit ligjor që bën të mundur zbatimin e skemës së re qeverisëse
5-Hartimi i programit qeverisës që miratohet në parlament së bashku me votëbesimin e qeverisë.
6-Drejtimi i 5 komisioneve parlamentare nga PS (5 kryetarët dhe shpërndarja e anëtarëve).
KOHA JONË SONDAZH

