FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sot heshtje zgjedhore, nesër 3.3 milion qytetarë do votojnë në 61 njësi vendore

 

 

Prej mesnatës së kaluar vendi ka hyrë në heshtje zgjedhore. Sipas Kodit Zgjedhor sot nuk lejohet që kandidatët apo subjektet politike të bëjnë propagandë elektorale.Pas mitingjeve përmbyllesë të një dite më parë, sot është koha që zgjedhësit të reflektojnë për të vendosur se kujt do ti japin votën ditën e djelë të 21 qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në garë janë 63 parti politike për 61 njësi vendore, apo bashkitë e reja sipas ndryshimeve që solli reforma territoriale, që reduktoi ndjeshëm numrin e njësive vendore, rreth 373 të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partitë politike janë grupuar në dy koalicione të mëdha: Aleanca për Shqipërinë Europiane, kryesuar nga PS, që përbëhet nga 37 forca politike dhe Aleanca për Punë dhe Dinjitet, drejtuar nga PD me 15 forca politike, ndërsa 11 parti garojnë jashtë koalicioneve të mëdha.

Për të fituar drejtimin e 61 bashkive të reja janë në garë 158 kandidatë, 36 prej të cilëve janë të pavarur.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 3,370, 206 shqiptarë, që do të shprehin vullnetin e tyre në 5299 Qendra Votimi në të gjithë vendin.

Për ruajtjen e rendit dhe sigurisë e për të garantuar mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor janë angazhuar 6699 forca policore.

I gjithë proçesi do të monitorohet nga rreth 3 mijë vëzhgues, 274 prej të cilëve janë përfaqësues të ODIHR.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?