Sot Konventa e LSI, Monika Kryemadhit drejt kryetares së LSI

Pas dorëheqjes së Petrit Vasilit nga posti i kryetarit, Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledh sot Konventën Kombëtare Zgjedhore.

Konventa do të nis në orën 18:00 për të zgjedhur kryetarin dhe zv.kryetarin e LSI-së. “Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon ditën e mërkurë, më datë 5 korrik Konventën Kombëtare Zgjedhore. Konventa starton në orën 18:00 e do të mirëpresë delegatët e LSI nga e gjithë Shqipëria për të zgjedhur Kryetarin dhe Zv.Kryetarin e ri të partisë”, – thuhej në njoftimin e LSI-së pak ditë më parë. Sakaq, në vend të Vasilit është propozuar Monika Kryemadhi, e cila aktualisht mban postin e nënkryetares

Ilir Meta dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të LSI-së pas zgjedhjes President i Republikës, ndërsa pas tij u zgjodh Petrit Vasili kryetar dhe e drejtoi LSI-në për dy muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Monika Kryemadhi mbetet politikania karizmatike dhe e dorës së fortë kur flitet për opozitë pa kompromis me qeverinë, sidomos me ekzekutivin e ri të Edi Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?